Mullinjtë e vjetër me ujë ende në punë në Elbasan

Mullinjtë me ujë po shkojnë drejt zhdukjes pasi një teknologji e tillë daton mbi 100 vite më parë. Por, Bruna Kërcyku, gazetarja e Topit, tregon se ka ende fshatra të cilat vijojnë ta mbajnë gjallë traditën, qoftë edhe për shkak të cilësisë së lartë të miellit në një mulli të tillē.

Kamber Blloku në fshatin Dardhë të Librazhdit këtë mulli e ka trashëgimi.

“Ky ka rreth 85 vjet që funksionon. Është bërë që në vitin 1933. E ka pasur gjyshi më parë. Pas gjyshit, e ka pasur vëllai u tij. Unë jam brezi i tretë që punoj. Kam 10 vjet  këtu”, tha pronari i mullirit.

Numërohen me gishta mullinjtë e tillë nëpër fshatra, por besnikë të traditës mbeten ata që e njohin cilësinë. Uji këtu rrjedh nga qindra metra lartësi nga Gurra e Zezë, forca e tij vë në lëvizje gurin e mullirit.