Napoli arrin marrëveshjen me mesfushorin e Fiorentinës por violat kërkojnë 7 mln euro më shumë.

Napoli arrin marrëveshjen me mesfushorin francez Jordan Veretout për një kontratë prej 5 vitesh, por vazhdojnë bisedimet me Fiorentinën, që kërkon 27 milionë euro.

Sipas raporteve të ‘RMC Sport’, Azzurri tashmë kanë dakordësinë nga mesfushori francez për një kontratë 5-vjeçare. Tani mbetet për të bindur Fiorentinën rreth shitjes së shtyllës së saj në mes të fushës.

Violat kanë një kërkesë minimale prej 27 milion euro për një lojtar që ka mbledhur 35 paraqitje këtë sezon, duke bërë gjithashtu 5 gola dhe 4 asiste.
Oferta e parë e Napolit ishte zgjidhur në 20 milionë, kështu që diferenca për po përfundimtare mbetet ende e madhe.

Ardhja e Veretout, i cili ndiqet për muaj nga Napoli, mund të hapë shitjen e Allanit në drejtimin e PSG.
Francezi gjithashtu do të lejonte Ancelottin të lëvizë Zielinski dhe Fabian Ruiz në një pozicion më të avancuar, duke i çliruar nga detyrat më mbrojtëse taktike.