Nga Elvana tek Tayna, Lori e Era: Trendi më cool i momentit që ka fiksuar vipat shqiptare.

Vitin e kaluar një detaj i veshjeve mori shperhapje gjigande tek vipat. Ishin pikerisht puplat, që u kthyen në detajin mbizotërues të fustaneve të nusërisë. Ky trend na rikujtoi të gjithëve vitet ’90, kur puplat ishin shumë në modë.

Por këtë vit, përveç fustaneve të nuseve puplat prekin veshjet e çdo dite dhe bëhen ato detaji tek të cilat duhet të fokusohemi për t’i dhënë karakter veshjeve të përditshme dhe për t’i bërë ato më lozonjare femërore.

Si fillim u vu re se të vipat u fiksuan pas një bluze me pupla, e cila ishte krijuar nga një brand i njohur. Më pas ato u përhapën në xhaketa, bluza e fustane.

Por kohët e fundit kemi vënë re se ky detaj i veçantë i ka fiksuar aq keq, sa po shohim vajza të veshura kokë e këmbë me pupla.

Nëse keni në dyshim që ju mund ta vishni diçka të tillë, ne po ju tregojmë disa vajza të famshme që janë veshur ashtu dhe pse jo të frymëzoheni prej tyre.