Nga Holanda: Juventusi të shtunën mund të prezantojë De Ligt

Orë vendimtare për të parë Matthijs De Ligt në Juventus. Bianconerët e kanë ngritur ofertën për Ajaxin dhe presin një përgjigje nga lancers, me të cilët kontaktet vazhdojnë gjithnjë e më shpesh.

Nga Holanda vazhdon të filtrojë siguri e madhe në mbylljen pozitive të negociatave. Në të vërtetë, Telegraaf shkruan se e shtuna mund të jetë dita e duhur për të parë mbrojtësin holandez në Juventus. Në atë datë Cristiano Ronaldo do të kthehet në Torino dhe Zonja e Vjetër tashmë do të ketë një skuadër më kompetitive për të gëzuar kampionin portugez.