PSG kërkon yllin e Ajaksit.

Paris Saint-Germain kanë filluar ndjekjen e yllit të Ajaksit, David Neres (1997), sipas UOL Esporte.
Ekipi francez ka realizuar një takim me agjentët e anësorit brazilian dhe duken se janë në avantazh krahasuar me Atletico Madridin, Milanin dhe Evertonin, të cilët gjithashtu thuhet se e duan atë.

Neres është gati të ndërrojë ekip këtë verë pas një sezoni tjetër fantastik me Ajaxin, por kjo lëvizje pritet t’i kushtojë klubit francez rreth 50 milionë euro.