Reali ofron 30 milionë euro për futbollistin e Napolit.

Sipas medias spanjolle AS, Reali i Madridit është shumë i interesuar për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz (1996). Spanjolli ka bërë një sezon shumë të mirë në Sao Paolo dhe Zidane është një admirues i tij.

Por për 23-vjeçarin italianët kërkojnë 30 milionë euro , pasi e blenë vjet nga Real Betis për vetëm 15 milionë.
Luka Modriç është në perëndim dhe Fabian Ruiz shihet si zëvendësuesi i tij ideal.