Renditja e re e FIFA-s për përfaqësueset e futbollit, bie Shqipëria,ngrihet Kosova. Ja 10 të parat

FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve për muajin qershor.
Shqipëria ka humbur 4 vende nga renditja e mëparshme, duke u renditur aktualisht në pozicionin e 66-të, ku shkak ishte humbja me Islandën.
Ndërkohë, në krahasim me renditjen e muajit të kaluar, përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur 6 vende.
Barazimi me Malin e Zi dhe fitorja në transfertë me Bullgarinë kanë bërë që “Dardanët” të rikuperojnë 6 vende, duke u ngjitur nga pozicioni i 127-të në atë të 121-të, me 1149 pikë nga 1124 që kishte më parë.