Shqipëria e mund Moldavinë në eliminatoret e EURO 2020.

Kombëtarja shqiptare e ka mundur Moldavinë 2:0 në ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2020 të zhvilluar sonte në “Elbasan Arena”.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola me një lojë mjaft të dobët, por golat pë përfaqësuesen tonë erdhën në atë të dytë.
Ishte Sokol Cikalleshi ai që shënoi në minutën e 66-të pasi e mori një top nga Odise Roshi.
Ndërsa, Ylber Ramadani e shënoi golin e dytë në minutat shtesë të takimit.

Kjo ishte fitorja e dytë e Shqipërisë në Grupin H përvec dy humbjeve.
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria i mban gjallë shpresat për kualifikim në Euro 2020.
Kuqezinjtë gjenden në vendin e katërt në tabelë me 6 pikë të grumbulluara, tri më pak se liderët, Franca, Turqia e Islanda, nga e cila humbën javën që shkoi.