Sonte fillon Kupa e Amerikës së Jugut. E dini se cili shtet e ka fituar më shumë këtë trofe?

Sonte fillon Kupa e Amerikës së Jugut dhe ekipi që e ka fituar më shumë këtë trofe është Uruguaji. Pastaj vijnë Argjentina dhe Brazili. Nga dhjetë shtetet e Amerikës së Jugut që do të marrin pjesë në edicionin e 46 të Copa América, vetëm Venezuela nuk ka fituar kurrë garën.

Tabela e nderit

15 tituj – Uruguaj (1916, 1917, 1920, 1923, 1924, 1926, 1935, 1942, 1956, 1959, 1967, 1983, 1987, 1995, 2011)
14 – Argjentina (1921, 1925, 1927, 1929, 1937, 1941, 1945, 1946, 1947, 1955, 1957, 1959, 1991, 1993)
8 – Brazili (1919, 1922, 1949, 1989, 1997, 1999, 2004, 2007)
2 – Paraguai (1953, 1979), 2 – Kili (2015, 2016), 2 – Peru (1939, 1975)
1 – Kolumbi (2001), 1 – Bolivi (1963).