Tre ekipe angleze kërkojnë interistin Perisic.

Anësori kroat Ivan Perisic (1989) ka refuzuar ofertën prej 12 milionë eurove në sezon nga skuadra kineze Shanghai Shenhua sepse dëshiron të vazhdojë të luaj edhe për disa vite në Evropë.
Por Perisic duket se te Interi nuk ka vend, pasi trajneri Antonio Conte nuk llogarit në shërbimet e tij, 30-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Ligën Premier ku ka tri oferta të rëndësishme.
Arsenal, Wolverhampton Waanderers dhe Leicester City janë ekipet që po e kërkojnë mesfushorin kroat , por Interi kërkon 35 milionë euro për teserën e tij.