Ushton stadiumi me “Rama ik”. Banderolë dhe brohoritje nga tifozët e kombëtares në “Elbasan Arena”

Në nisje të pjesës së dytë të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Moldavisë që u luajt në stadiumin “Elbasan Arena” tifozët kanë shpalosur një banderolë të madhe ku shkruhej “Rama ik” mbi një flamur kombëtar.
Në kor i gjithë stadiumi brohoriti largimin e kryeministrit Rama.

Kanë reaguar menjëherë rojet e sigurisë që e kanë larguar atë. Me shpalosjen e banderolës nuk kanë munguar edhe reagimet e tifozëve në stadium.