Vështirësohet kalimi i Lukakut te Interi, ja detajet.

The Sun kthehet këtë mëngjes në kalimin e mundshëm të Romelu Lukakut (1993) te Interin. Sipas tabloidit anglez, pengesa reale për negociata mbetet vlerësimi i bërë nga Manchester United, 75 milionë stërlina (84 milionë ëuro) e njëjta shumë e paguar nga Djajve të kuq për të blerë sulmuesin nga Evertoni dhe ata nuk pranojnë shkëmbim lojtarësh. Sipas klubit të Manchesterit, në fakt, sulmuesi nuk ka humbur vlerën e tij dhe nënkryetari ekzekutiv Ed Woodward synon të marrë të njëjtën sasi të shpenzuar për ta pasur atë, të bindur se vlera e sulmuesit nuk ka rënë pavarësisht një viti në të cilin goli i fundit i sezonit daton në cerekfinalet kundër PSG në mars. Pavarësisht kësaj, United do ta mirëpriste shitjen, pasi Lukaku ka një rrogë të madhe dhe klubi mendon se mund të shpenzojë këto para për të forcuar veten diku tjetër.