ZYRTARE, Atletico Madrid merr mbrojtësin Trippier.

Atletico Madridi dhe Tottenhami kanë arritur marrëveshje për transferimin e anglezit Kieran Trippier (1990) për 22 milionë euro.
Mbrojtësi i djathtë do të nënshkruajë për tri vite me klubin spanjoll.
Lojtari që është produkt i akademisë së Manchester City, ka luajtur edhe me klube si Barnsley dhe Burnley.
Ai luajti 3 sezone të mira te Burnley para se Tottenhami ta blejë lojtarin, ku qëndroi për 4 sezone.
Me Tottenhamin ai luajti 114 ndeshje gjatë 4 sezoneve të ardhshme, duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 24 asiste.