ZYRTARE, Leonardo emërohet drejtor sportiv i PSG-së.

Nënshkrimi i parë i PSG-së për sezonin e ardhshëm do të jetë drejtori i ri sportiv, Leonardo. Braziliani përfundoi bashkëpunimi me Milanin ku punoi për një sezon dhe tani është zyrtarizuar te kampionët e Francës.
Ky është një rikthim i Leonardos në Paris, ku ka punuar në vitet 2011-2013.
Ato ishin vitet e fuqizimit të PSG-së moderne me blerje të bujshme si Zlatan Ibrahimoviç, Tiago Mota, Marko Verrati dhe Tiago Silva.