ZYRTARE: Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ndërron ekip.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Besir Demiri ka ndryshuar ekip teksa është transferuar te klubi sllovak i Zilinës.
24-vjeçari i lindur në Shkup, u largua nga skuadra ukrainase e Marilupos dhe tashmë ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me klubin e Zilinës.

Në të kaluarën Demiri ka veshur fanellën e Shkëndijës ë Tetovës dhe Vardarit, ndërkohë që u grumbullua në ekipin Kombëtar nga trajneri Kristian Panuçi, por nuk ka arritur të debutojë ende në ndeshje zyrtare me kuqezinjtë.

Futbollisti la përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut për Kombëtaren shqiptare, dhe po pret debutimin me fanellën tonë.