ZYRTARE: Reali nënshkruan me talentin japonez Kubo, nga akademia e Barcelonës.

Real Madrid ka njoftuar se Takefusa Kubo, 18 vjeç, do të transferohet në Bernabeu nga Tokio FC dhe të hyjë në skuadrën e Castillas në sezonin të ardhshëm.
Real Madrid ka mposhtur rivalët e tyre Barcelonën për nënshkrimin e yllit japonez Takefusa Kubo (04.06.2001).
Në një deklaratë në faqen zyrtare të tyre, Los Blancos konfirmoi se adoleshenti i Tokios do të bashkohet me radhët e ekipit të tyre B, Real Madrid Castilla, sezonin e ardhshëm.

Adoleshenti ishte në Barcelonë, por u kthye në Japoni në vitin 2015, pas sanksioneve që FIFA ia dha katalunasve mbi paregullësinë e transferimeve me të mitur.

Kubo tashmë ka mbushur 18 vjeç muaj më parë, tani është i lirë të kthehet në Evropë dhe Barcelona kishte shpresuar se do të bashkohej me ta në Camp Nou.
Marrëveshje ishte që mesfushori të hyjë në ekipin e dytë të Blaugranas, Barça B, por lojtari ka zgjedhur të kundërtën duke lëvizur në Madridid, pavarësisht interesit nga Manchester City, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain.