ZYRTARE, Roma merr mbrojtësin Mancini.

Roma ka nënshkruar me mbrojtësin e Atalantas, Gianluca Mancini (1996), në huazim me detyrim blerjeje për 15 milionë euro plus bonuse.
Ai ka nënshkruar kontratë njëvjeçare deri më 30 qershor 2020, por do ta vazhdojë kontratën me klubin nga kryeqyteti italian nëse i plotësohen kushtet në marrëveshjen e arritur mes klubeve,
“Mezi pres ta nis aventurën e re. Jam krenar që jam pjesë e një klubi prestigjioz si Roma”, deklaroi Mancini.