ZYRTARE: Trajneri Rafa Benitez largohet nga Newcastle, ja ku mund të jetë e ardhmja e tij.

Rafael Benitez (1960) zyrtarisht është larguar nga skuadra angleze Newcastle United ku punoi si trajner
që nga viti 2016.
Trajneri spanjoll ishte në bisedime me Newcastlen për vazhdimin e kontratës, por palët nuk arritën një marrëveshje dhe rrjedhimisht kanë ndarë rrugët.
Ish-trajneri i Interit, Real Madridit, Chelseas, Liverpoolit e Napolit tashmë është i lirë të nënshkruajë me një klubi tjetër.
59-vjeçari karrierën sipas të gjitha gjasave pritet ta vazhdoj në futbollin kinez ku është skuadra kineze Dalian Yifang që është duke kërkuar orej një kohë të gjatë që Benitez ta marrë drejtimin e skuadrës.